Power Planner – Orari personal në xhepin tuaj

Facebook
Twitter
LinkedIn

Power Planner

Shtatori shënon fillim e vitit shkollor dhe çdo mësues përgatitet të përballet me ngarkesën mësimore sipas orarit. Power Planner është një aplikacion të cilin e provova vitin e kaluar dhe ndihmoi shumë. Sa herë doja të shikoja orarin, mund ta shihja nga telefoni ose dhe nga kompjuteri.

Çfarë janë disa veçori të këtij aplikacioni:

  • Paraqitje të orarit ditor
  • Paraqitje të orarit javor
  • Paraqitje e klasave me ngjyra dalluese
  • Kujtesë (njoftim) për orën pasardhëse (psh. 10 min përpara)
  • Aplikacioni është për Windows, Android, iOS, Web

Versioni falas është pak i kufizuar. Ju mund të krijoni vetëm një vit akademik dhe vetëm një semestër. Çfarë mund të bëni është që emërtimin e vitit akademik e ndryshoni vit pas viti dhe ju duhet të përcaktoni kohën e semestrit nga shtatori deri në qershor. Ndiqni videon e mëposhte se si konfigurohet aplikacioni:

Lexo më tej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *