MobiOffice – një paketë zyre e re (alternative ndaj Microsoft Office)

Facebook
Twitter
LinkedIn

Sot dua tu prezantoj me MobiOffice – një alternativë tjetër ndaj paketës së zyrës Microsoft Office. MobiOffice (dikur OfficeSuite) e ka patur fokusin në aplikacione për telefona, por në vitin 2016 ka publikuar versionin për desktop (Windows, Mac, Android dhe iOS) dhe version online.

MobiOffice - Docs

Shkarkohet falas! Mund ta testosh versionin e plotë pa kufizime për 7 ditë. Më pas duhet të vendosësh nëse do të qëndrosh në versionin e plotë me pagesë apo në versionin falas, por kuptohet, ka disa kufizime.

Krahasuar me Microsoft Office, MobiOffice ka një çmim më të përballueshëm, duke filluar me 3.79 Euro/muaj (pagesë vjetore 45.54 Euro/vit) ose rreth 6.90 Euro/muaj. Aplikacionet që ofrohen janë Docs, Sheets, Slides, si dhe me një aplikacion për e-Mail dhe PDF. Paketa ofron dhe 50GB hapsirë për dokumenta online, përmes shërbimit MobiDrive.

MobiOffice vjen me disa plane, për më shumë mund të vizitoni:

https://mobisystems.com/en-eu/mobioffice
https://mobisystems.com/en-eu/mobioffice/store

Por nqs qëndroni në versionin falas MobiOffice dhe aktivizoni dhe MobiDrive, përfitoni 20 GB hapsirë falas për të ruajtur dokumentat online.

Unë provova versionin falas dhe e krahasova me atë premium që e përdora brenda periudhës provë. Një nga gjërat që më beri përshtyje ishte ruajtja e dokumenti si pdf is premium. U zhgënjeva, pasi shumë alternativa të tjera të paketave zyrë këtë opsion e orojnë falas.

Gjithashtu disa opsione si OCR (Optical Character Recognition), pra identifikimi i symbolve, kërkonte aktivizim të aplikacionit PDF si një blerje e dytë edhe pse kjo për momentin ishte provë.

Diçka tjetër interesante, ishte integrimi i Inteligjencës Artificiale dhe mundësia e përkthimit të një teksti nga një gjuhë në një tjetër. Kur e provova kisha një dokument në shqip dhe për pak minuta e përktheu atë në anglisht.

Versionin online nuk e testova kur isha në periudhën provë, por duket shumë më i kufizuar se versioni desktop.

Ajo çfarë më pëlqen nga MobiOffice është ndërfaqja e pastër dhe konsistente ndërmjet aplikacioneve. Mund të jetë një alternative interesante nqs je student dhe nuk i përdor të gjitha opsionet e paketës dhe për faktin që përfiton falas 20GB hapsirë.

Nqs dëshironi të provoni paketa zyre alternative mund të lexoni më shumë në artikullin: Paketa zyre alternative – Microsoft Office nuk është e vetmja zgjedhje.

Nëse njihni paketa zyre të tjera, i shkruani në komente.

Lexo më tej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *