Puna jonë ndër të tjera ka të bëjë me leximin e materialeve të ndryshme në formate elektronike siç janë dokumentat PDF. Dokumentat PDF janë komodë pasi mund të hapen nga çdo pajisje, printohen kollaj, pa u shqetësuar nëse lëviz një rresht apo është spostuar një tabelë, por nga ana tjetër mund të na nevojitet të kopjojmë një tekst, apo të njerrim një foto, një material, të shtojmë apo të ndryshojmë përmbajtjen, të ndryshojmë radhën e faqeve apo te shtojmë/heqim faqe, ta kthejmë dokumentin PDF në një dokument Word, etj. etj.
Mendoj që jeni përballur me disa prej këtyre rasteve dhe me siguri keni gjetur ndonjë zgjidhje, pra një program apo faqe interneti, por ndoshta jo një zgjidhje që ua plotëson të gjitha nevojat tuaja.

Ju prezantoj me PDF Gear, një program për Windows dhe MacOS/iOS. Është fantastik pasi ofron zgjidhje për të gjitha çfarë përmenda më sipër. Dhe po! Është falas!
Çfarë ofron PDF Gear (Lista e plotë)
- Lexues dhe përpunues dokumentash PDF
- Konvertues nga PDF në DOC, XLS, PPT, RTF, TXT, XML, PNG, JPG
- Konvertues nga DOC, XLS, PPT, RTF, TXT, XML, PNG, JPG në PDF
- Ndarës dhe bashkues dokumentash PDF
- Plotësues formulari
- Kompresues dokumentash (rikrijon dokumentin me cilësi më të ulët; shpesh kur ngarkojmë dokumenta online, ka kufizime mbi madhësinë e dokumentit dhe kompresimi sjell madhësi më të vogël të dokumentit)
- Screenshot të integruar
- Inteligjencë artificiale e cila mund tu vijë në ndihmë duke iu përmbledhur dokumentin në pak paragrafë
Tashmë e keni 1 zgjidhje për të gjithë nevojat tuaja. Provojeni dhe lini komentet tuaja këtu.


